Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar ministrin pakistanez që ka ofruar 100 mijë dollarë për vrasjen e regjizorit të filmit anti-Islam.
Një zyrtar theksoi për BBC: “Nuk ka asnjë justifikim për dhunën që është krijuar nga ky film edhe pse është një video ofenduese. Është e rëndësishme që liderët të jenë të përgjegjshëm dhe të flasin kundër dhunës. Deklaratat e ministrit janë të papërshtatshme, por vlerësojmë faktin që zyra e kryeministrit është distancuar nga këto deklarata.”
Ministri i Hekurudhave, Ghulam Ahmad Bilour, pati thënë: “Do të shpërblej me 100 mijë dollarë këdo që vret regjizorin e atij filmi dhe nëse dikush do të bëjë ndonjë material të tillë në të ardhmen, do t’i ofroj përsëri të njëjti shpërblim. Liria e shprehjes nuk mund të përfshijë ofendimin e Profetit. Nëse kjo do të ndodhë, e ardhmja do të jetë tepër e rrezikshme për të gjithë”.
Dhjetëra persona kanë vdekur nga protestat në vende si Tunizi, Sudan, Pakistan, Libi etj.
Të dielën shpërthyen protesta edhe në Nigeri, Greqi dhe Turqi, por të gjitha paqësore.
Top Channel