Asnjë deput i opozitës nuk do të jetë i pranishëm midis deputetëve të rinj të Parlamentit Bjellorus, vendosën rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të kontenstuara nga BE dhe grupet e disidencës jashtë vendit.
Parlamenti i ri përbëhet eksluzivisht nga deputetë të partisë së presidentit autoritar Alexander Lukashenko dhe aleatëve të tij.
Dy partitë kryesore të opozitës, të bindura për pamundësinë e realizimit të zgjedhjeve të ndershme, vendosën të bojkotojnë procesin.
Lukashenko, njeriu që drejton ish-Republikën Sovjetike Bjelloruse që prej vitit 1994, fitoi një mandat të ri presidencial në vitin 2010, në zgjedhje të konsideruara si gjerësisht të manipuluara prej komunitetit ndërkombëtar.
Forcat qeveritare shtypën me dhunë protestat e shumta që pasuan, duke burgosur qindra disidentë dhe udhëheqës të opozitës.
Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, kufiri minimal i pjesëmarrjes prej 50% u kalua në të gjitha 110 zonat zgjedhore. Në 16 prej tyre, konkuronte në zgjedhje vetëm një kandidat i shumicës.
Në një deklaratë paralele, “Amnesty International” protestoi për burgosjen përpara zgjedhjeve të disa përfaqësuesve të opozitës.
Bjellorusia, konsiderohet nga Brukseli si “vendi i fundit diktatorial në Europë”.
Top Channel