Moskë, shoferi i dehur shtyp shtatë persona

23/09/2012 08:50

Një shofer i dehur vrau shtatë persona dhe plagosi tre të tjerë, kur makina që po drejtonte devijoi nga një rrugë kryesore, në një trotuar në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Fatkeqësia u raportua të dielën nga Agjensia Ruse e Lajmeve, “Interfax”.

29-vjeçari, i arrestuar brenda mjetit të tij në vendngjarje, drejtonte pa patentë, e cila i ishte hequr në vitin 2010 pikërisht për drejtim në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në një prej pjesëve kryesore të kryeqytetit, në orët e para të mëngjesit, çka ndikoi në reduktimin e përmasave të fatkeqësisë pasi rruga nuk ishte shumë e populluar.

Të paktën dy prej viktimave ishin fëmijë.

Sipas mediave vendase, mjeti ishte duke udhëtuar me 200 kilometra në orë brenda qytetit, në momentin e humbjes së kontrollit.

Në bazë të ligjit rus, shoferi mund të përballet me maksimumi nëntë vjet heqje lirie për vrasje të pavullnetshme në rrëthana rënduese.

Qeveria ruse ka marrë masa të qarta për të reduktuar alkoolizmin në muajt e fundit, duke rritur taksat për alkoolin dhe duke kaluar një ligj që ndalon reklamimin e pijeve në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA