Ngrohja globale, po rilindin pyjet e hershme

22/09/2012 00:00

Ngrohja globale nuk është vetëm një togfjalësh dhe këtë e vërteton studimi i fundit i shkencëtarëve kanadezë të cilët vunë re se një pyll në ekstremet veriore të Kanadasë është duke rilindur, 2 milionë vjet nga zhdukja e tij.

Një grup studiuesish kanadezë i përbërë nga biologë, paleontologë dhe historianë vëzhgojnë prej vitesh aktivitetin bimor të ishullit Bylot, i pozicionuar gjeografikisht në ekstremet veriore të Kanadasë dhe ishulli më i madh i pabanuar në tokë.

Në ishull studiuesit kanë gjetu mbetjet fosile të një pylli të hershëm që pas analizave dhe studimeve specifike rezulton të ketë “jetuar” 2-3 milionë vite më parë, në atë kohë kur temperaturat në këtë pjesë të tokës kanë qenë të favorshme.

Pamje nga ishulli

***
Çfarë po ndodh? Pylli po rilind. Në vëzhgimin disa-vjeçar grupi i studiuesve kanadezë i udhëhequr nga Alexandre Guertin-Pasquier, vuri re rigjenerimin e bimësisë dhe premisat janë që brenda 100 viteve, nëse vijohet me këto ritme të ngrohjes globale, ishulli i akullt do të mbulohet nga pemët, njësoj si Alaska qendrore.

Lindja e bimësisë vjen si shkak i ngritjes së temperaturave mesatare në këtë brez gjeografik, që mundëson kushte më të favorshme për ripyllëzimin e ishullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA