Sequi: Marrja e statusit? Pyesni klasën politike

10/09/2012 00:00

“Duhet të pyesni klasën politike shqiptare nëse Shqipëria do ta marrë
statusin e vendit kandidat”.Ka qenë kjo përgjigja e ambasadorit të
Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, pas takimit me kreun e
socialistëve, Edi Rama.

Takimi u zhvillua në selinë rozë dhe zgjati për rreth 30 minuta. Temë e bisedës kanë qenë zhvillimet politike në vend, në prag të daljes së progres raportit nga ana e Komisionit Europian. Çështja e heqjes së imunitetit, dhe reformat e tjera për plotësimin e 12 prioriteteve janë çështjet kyçe ku është fokusuar vëmendja e ndërkombëtarëve.

KE pritet që muajin e ardhshëm të japë vendimin për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Javën e kaluar Shqipëria dorëzoi në Bruksel qëndrimin e saj të fundit mbi përmbushjen e masës kritike të 12 përparësive kyçe. Komisioni Europian, i cili ka nisur me kohë hartimin e raport-progresit, do të marrë në shqyrtim të dhënat e fundit të dorëzuara nga qeveria shqiptare për t’i përfshirë në dokumentin që publikohet më 12 tetor.

Top Channel