Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të fusin në listën e organizatave terroriste grupin e armatosur militant me bazë në Pakistan, Haqqani.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton firmosi një raport që do t’i dorëzohet Kongresit ku sqarohet me detaje se grupi i armatosur ka plotësuar të gjitha kriteret që kërkon ligji amerikan për t’u konsideruar një organizatë terroriste.
Prej vitesh Shtetet e Bashkuara e cilësojnë grupin Haqqani si një rrezik potencial për interesat e saj në Afganistan dhe Pakistan. Grupi është përgjegjës për një sërë sulmesh kundër trupave të huaja në Afganistan dhe mendohet se bashkëpunon ngushtë me talebanët dhe Al Kaedan.
Vendosja në listën e organizatave terroriste do të vinte në fuqi sanksione të forta ndaj individëve apo kompanive të huaja që ndihmojnë financiarisht apo materialisht këtë grup.
Top Channel