Rikthehen protestat në Bahrein

07/09/2012 00:00

Kur ka kaluar pak më shumë se një vit, në Bahrein janë rikthyer protestat popullore që kërkojnë demokratizimin e jetës politike në vend.

Këtë herë kërkesat kryesore të protestuesve opozitarë ishin lirimi i të burgosurve politikë që përfunduan në burg pas arrestimeve masive të një viti më parë.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit Manama, por përpjekjet e tyre për t’u zhvendosur në qendrën e tij, u ndalën nga forca të shumta të sigurisë, që përdorën gaz lotsjellës, plumba e shkopinj gome për shpërndarjen e të tubuarve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me thirrje për një drejtësi të pavarur dhe liri të burgosurve. Autoritetet kanë ngritur akuza ndaj qindra të arrestuarve të protestave të vitit të kaluar, mes të cilëve edhe udhëheqës të opozitës. Ata akuzohen për revoltë dhe prishje të rendit publik. Por opozita thotë se proceset gjyqësore ndaj tyre janë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA