Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane
Kanadaja mbylli ambasadën e saj në Teheran dhe urdhëroi dëbimin e të gjithë diplomatëve iranianë që shërbejnë Otaua.
Ky është njoftimi i dhënë nga Ministri i Jashtëm kanadez i cili argumentoi vendimin me ndihmën ushtarake dhe financiare që Republika Islamike po ofron për regjimin e Bashar al-Assad në shtypjen e dhunshme të protestave popullore.
“Për Kanadanë, qeveria e Iranit mbetet kërcënimi më i madh i paqes dhe sigurisë globale”, deklaroi ministri John Baird duke shtuar se Teherani nuk po ofronte sigurinë e nevojshme për personelin diplomatik kanadez në Teheran.
Më tej, kryediplomati kanadez rënditi edhe dy arsye të tjera që cuan në ndërprerjen e atyr pak shkëmbimeve diplomatike që kishin mbetur mes dy vendeve.
Sipas tij, e para ishte refuzimi i Iranit për të bashkëpunuar me inspektorët e OKB-së për programin e tij bërthamor, ndërsa arsyeja tjetër ishte gjuha agresive ndaj Izraelit.
Së fundmi Teherani zyrtar thuhet se ka shtuar kapacitetet bërthamore, ndërsa presidenti Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se, Izraeli është një kancer që duhet të zhduket nga faqja e dheut.
Top Channel