Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane Tre prej katër trupave të gjetur të pajetë në një destinacion turistik në Francë janë ekzekutuar me nga një plumb në kokë, informoi policia franceze gjatë së enjtes.
Saad al-Hilli, një shtetas britanik ishte qëlluar pas koke, ashtu si një grua e moshuar dhe një çiklist francez.
Një grua e katërt gjithashtu u vra, ndersa vajza e cila besohet se ishte e saja, rreth moshes 7-vjeçare, u zbulua e plagosur me tre plumba në trup dhe ndodhet në koma në spitalin e Grenoblit.
Ndonese nuk ka nje konfirmim zyrtar, dihet se al-Hilli ishte babai i dy vajzave dhe besohet se dy grate e vrara jane bashkeshortja dhe nena e saj, por mungesa e mjeteve identifikuese ka bere qe autoritet te mos japin ende te dhena per identitetin e dy grave. Mediat franceze spekulojne se ciklisti vendas u ekzektua pasi rastisi ne skenen e krimit.
Një vajzë 4-vjeçare, e besuar si femija e dyte e çiftit, shpëtoi duke u fshehur në makinë për tetë orë ne fundin e “nenes”, përpara se të zbulohej nga policia, pranë liqenit të Anesisë dhe sipas “AFP”-se, deshmia e saj pritet te jete vendimtare per hetimet.
Ishte një çiklist britanik, i cili zbuloi katër trupat e pajetë dhe aktualisht ai eshte duke marrë ndihmë psikologjike prej traumës që i shkaktoi zbulimi i skenes se krimit.
Ministria e Jashtme Britanike konfirmoi se autoritetet franceze janë duke bashkëpunuar me policinë britanike për zbardhjen e ngjarjes dhe autorit të mundshëm të kësaj masakre që ka tronditur opinionin publik.
Liqeni i Anesisë, pranë kufirit zviceran, është një destinacion i preferuar turistik për harmoninë me natyrën dhe lokalitetet paqësore që e rrethojnë.
Top Channel