Kuvendi i Kosoves miratoi rezoluten per përdorimin e prefiksit telefonik
të Shqipërise +355 dhe për të hequr  atë të Serbisë +381, Monakos +377
apo Sllovenise +386.

Rezoluta eshte paraqitur nga deputeti Agim Kuleta i subjektit parlamentar “Levizja per Bashkim”.  Pas miratimit me shumice votash, ajo detyron qeverine e Kosoves te marre vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.Me tej ne rezolute thuhet se ‘në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale të vlefshme me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA