Mitrovicë, shpërthim në banesën e doktorit serb
05/09/2012 00:00
Mesnatën e së martës persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes
në oborrin e shtëpisë të drejtorit të Qendrës Shëndetësore në veri të
Mitrovicës, dr. Milan Jakovlevic.
Sipas mediave serbe, në momentin e shpërthimit anëtarët e familjes Jakovlevic ishin në shtëpi, por askush nuk është lënduar. Është bërë një dëm i vogël material në automjetin që gjendej në oborr, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm ka patur dëmtime edhe në shtëpinë e fqinjëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe gjetur autorët.
Top Channel