
Pavarësisht se nuk ka marrëdhënie të mira me presidentët dhe shtetet e rajonit, presidenti serb Tomisllav Nikoliç, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 24 shtator do të flasë menjëherë pas presidentit amerikan Barack Obama.
Këtë gjë e ka lobuar Serbia pasi ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç do ta marrë kryesimin e Asamblesë së Përgjithshme në këtë datë.
“Kjo tregon respektin që ekziston ndaj Serbisë”, ka thënë Jeremiç, duke shtuar se para marrjes së mandatit të tij do të ketë takime përgatitore.
Përfaqësimi ambicioz i Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe beteja për një vend administrativ në krye të organizatës është parë si një lobim për interesat e Serbisë dhe si një mundësi që do të vështirësojë pozitën e Kosovës kundrejt OKB-së.
Top Channel