Edhe pas vendimit të qeverisë për ngritjen e një task force e cila duhet të ndalonte therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit në mjedise publike dhe kryesisht përgjatë rrugëve nacionale, gjendja vijon të jetë e rëndë.
Vetëm nëse kalon në një rrugë nacionale është e pamundur të mos ndeshesh me therjen dhe shitjen e mishit në kushte tërësisht të papërshtatshme higjenike dhe sanitare.
Kjo pamje tërësisht jo normale mund të sjellë edhe probleme me shëndetin e konsumatorëve nëse kafsha nuk lihet pa ushqim 24 orë para therjes dhe nuk kryhet një vizite tek veterineri.
Këto kërkesa ligjore nuk zbatohen nga tregtarët të cilët në rastin më të mirë i therin në oborret e shtëpive të tyre, në rrugë apo mjedise të tjera publike.
Edhe pas ngritjes së task forces, tregtimi i mishit në shumë zona të vendit tonë kryhet pa asnjë kusht, duke mbetur peng i traditave të vjetra.
Top Channel