Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam E shtuna solli intensifikimin e fushatës në Shtetet e Bashkuara, ku si Barak Obama, ashtu dhe rivali i tij republikan, Mit Romnei, kanë vënë në shënjestër planet ekonomike të njëri-tjetrit.
Në vëmendjen e të dy kundërshtarëve ishin shtetet e pavendosura ku me të gjitha gjasat do të përcaktohet cili do të jetë fituesi i presidencialeve të nëntorit. Obama ndaloi në Ioua, ku tha se sfidanti i tij nuk ofron asnjë ide të re për ekonominë, thjesht riciklon “të njëjtat politika të vjetra”.
“Kemi dëgjuar shumë për të vërteta të dhimbshme apo zgjedhje të guximshme, megjithatë askush nuk e mori mundimin të na shpjegonte për cfarë është fjala, dhe kur guvernatori Romnei e pati shansin t’ju zbulojë sekretin e tij, nuk ofroi asnjë ide të re, pamë vetëm ca politika të hershme me të cilat shtresa e mesme ka ngecur në vend prej vitesh. Folën shumë për mua, folën shumë për të, por nuk u fol shumë për ju!”, tha presidenti Obama.
E shtuna ishte dita e parë që nga mbyllja e Konventës Republikane, që presidenti e shfrytëzoi plotësisht për të bërë fushatë. Obama nënvizoi se politikat ekonomike të republikanëve do të ndihmojnë vetëm të pasurit, dhe nuk do të shpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Romnei nga ana e tij, qendroi ne Ohajo, ku u zotua të bëjë një punë shume më të mirë se kundërshtari për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Unë dhe Pol Rajan kemi në plan ta kthejmë Amerikën përsëri në punë. Fale e tij, do të krijojmë rreth 12 milion vende të reja pune, 460 mijë nga të cilat, do të jenë këtu në Ohajo. Obama thoshte se do të krijonte më shumë vende pune. Rezultati është që sot 23 milionë amerikanë janë pushuar nga puna, kanë reshtur së shpresuari për punësim apo janë të keqpunësua”, tha kandidati republikan.
Asnjë republikan nuk është zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhe pa fituar Ohajon, dhe asnjë demokrat nuk e ka bërë këtë që nga fitorja e presidentit John Kennedy-it në 1960-ën.
Ekonomia është shqetësimi kryesore në zgjedhjet e këtij viti dhe shumica e votuesve të anketuar mendojnë se këtë cështje, presidenti nuk e ka trajtuar mirë.
Top Channel