SHBA, virus vdekjeprurës, mijëra në rrezik

01/09/2012 03:47

Mijëra persona mund të jenë në rrezik nga një virus vdekjeprurës në Yosemite National Park të Kalifornisë që deri tani ka marë dy jetë, thonë zyrtarët.

Katër raste të tjera të Hantavirus, një sëmundje e rrallë e mushkërive, janë raportuar.

Parku tha se po bëhen rreth 1,000 telefonata në ditë nga vizitorët e frikësuar.

Deri tani nuk ka një kurë të njohur për virusin, përhapur nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar. Simptomat mund të marrin deri në gjashtë javë dhe një e treta e rasteve janë fatale.

Virusi është gjetur në feçen, urinën dhe pështymën e brejtësve. Kur këto janë tharë dhe përzjerë me pluhurin, mund të jenë thithur nga njerëzit, veçanërisht në hapësira të vogla.

Sëmundja mund të përhapet edhe në qoftë se njerëzit prekin ose hanë substanca të kontaminuara, si dhe nëse janë kafshuar nga një kafshë e infektuar.

Vdekja e parë u raportua më herët këtë muaj, njëri nga personat e vdekur ka qenë një 37-vjeçar nga zona e Gjirit të San Franciscos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA