SHBA, dhunë në Çikagon e Obamës

01/09/2012 16:00

Çikagoja i Barak Obamës është kthyer në një teatër gjakderdhjeje, me shumë shkëmbime zjarri të verifikuara në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë një pranë shtëpisë së presidentit amerikan.

Në orët e fundit, një adoleshent është qëlluar me armë zjarri në këmbë, fare pak shtëpisë së Obamës dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Të shtënat janë regjistruar mes së premtes dhe së shtunës. Edhe javën e kaluar të shtëna të tjera në të njëjtën zonë i morën jetën një personi.

Çikago ka një histori të gjatë me kriminalitetin. Vrasjet në këtë qytet arritën pikun në vitin 1974, me 970 raste, kur popullsia kishte arritur në tre milionë banorë dhe sërish në vitin 1992 me 943 vrasje, ose 34 në 100 mijë banorë.

Çikago, bashkë me qytete të tjera të mëdha të Shteteve të Bashkuara, përjetoi një rënie drastike të kriminalitetit të dhunshëm në vitet ’90, deri në 2004-ën kur u regjistruan vetëm 448 vrasje, numri më i ulët që prej vitit 1965. Kuota analoge u regjistruan edhe në vitet në vazhdim, deri në 2008-ën, kur vrasjet kaluan 500-ën.

Vrasjet ranë sërish në 2010-ën, në 435, ndërsa viti 2012 e gjeti qytetin e madh me një kuotë të lartë kriminaliteti, përkatësisht me 19 vrasje në 100 mijë banorë, krahasuar me 6 vrasje në Nju Jork dhe 7 në Los Anxheles, si dhe më shumë se Meksiko Siti, Moska dhe San Paolo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA