Mitt Romney vizitoi një nga qëndrat e emergjencës dhe po bën një vizitë në Luizianën e dëmtuar nga uragani, një ditë pas pranimit të nominimit republikan për president të SHBA-ve.
Romney mori pjesë në një miting të premten me kandidatin për zëvendës-president, Paul Ryan në Florida para se të anulonte një ndalesë në Virxhinia dhe të largohej drejt jugut.
Uragani Isak shkaktoi përmbytje të rënda në zonat përreth Nju Orleans dhe dëmtoi të gjithë bregdetin e Gjirit.
Romney do të sfidojë presidentin Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit.
Obama gjithashtu do të vizitojë Luizianën dhe zonat e prekura të hënën, ditë që përkon edhe me një festë kombëtare në SHBA.
Të paktën gjashtë të vdekur në Luiziana dhe Misisipi i janë atribuar uraganit Isak, që solli deri në 41 cm shi në disa zona.
Top Channel