Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam Barak Obama shenoi pervjetorin e dyte te perfundimit te luftes ne Irak
me nje vizite ne bazen ushtarake te Fort Blissit, ne Teksas. Dy vjet
pasi shpalli fundin e operacioneve te medha luftarake ne vendin e
trazuar, presidenti amerikan ndaloi ne te njejten baze per te nderuar
burrat dhe grate qe luftuan e u kthyen ne atdhe me nder, por mbi te
gjitha, per te kujtuar te renet.
“Pas 9 vjetesh, lufta jone ne Irak perfundoi dhe vendi me ne fund ka shansin ta krijoje vete fatin e tij. Nuk ka me trupa amerikane qe luftojne e vdesin ne Irak. Ne kete pervjetor, ne nderojme kujtimin e atyre qe dhane jetet atje, gati 4.500 patriote amerikane perfshire 198 heronjte e rene nga Fort Blissi dhe pershendesim te gjithe ata qe sherbyen ne ate vend”, tha Obama.
Cdo here qe komentet e presidentit ishin per te renet, qindra ushtaret ne salle pershendesnin me nje thirrje. obama permendi edhe konfliktin e afganistanit, per te cilin premtoi se do të mbyllet në mënyrë të përgjegjshme, me kalimin nën kontrollin afgan të përfunduar deri në fund të vitit 2014.
Ne shtepine e divizionit te pare te forcave te blinduara dhe qendren 32 te mbrojtjes raketore, Shefi i Shtepise se Bardhe lavderoi fuqine e angazhimin e aleateve te Shteteve te Bashkuara ne mbare boten ne mposhtjen e Al Kaedes.
Komentet e tij, duke i shtuar ketu dhe mbrojtjen e kater viteve ne krye te administrates amerikane, ishin nje kunderpergjigje ndaj akuzave te rivalit republikan ne garen per Shtepine e Bardhe, Mitt Romney. Me perfundimin e Konventes Kombetare Republikane, ky i fundit nis nje periudhe intensive te fushates.
Te premten, Romney shkoi ne Luiziane per te pare nga afer demet e shkaktuara nga uragani Isaac. Para se të largohej nga Florida, ish-guvernatori i Masaçusetsit u kërkoi përkrahësve në shtetin e pavendosur të vazhdojnë të punojnë për zgjedhjen e tij në muajt e ardhshëm.
Top Channel