Lindjet anomale, kompania farmaceutike, ndjesë pas 50 viteve

01/09/2012 00:00

Kompania gjermane e prodhimit të barnave farmaceutikë, Gruenenthal u kërkoi ndjesë publikisht të gjitha viktimave të thalidomide, medikamentit që fajësohet si autori i mijëra lindjeve anomale në vitet 1950-1960 në mbarë botën.

Thalidomide shitej në ato vite për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Por efekti anësor i tij tek nënat që e përdornin gjatë shtatzanisë ishte i tmerrshëm. Fëmijët e tyre lindën me probleme fizike. Mijëra fëmijë lindën me gjymtyrë të shkurtëra, probleme dëgjimi, shikimi, anomali kardiake, dëmtime në tru dhe çrregullime mendore.

Përfaqësues të shoqatës së fëmijëve të lindur me këto paaftësi, viktima të medikamentit, refuzuan ndjesën e kompanisë si tepër të vonë dhe të pavend.

Thalidomide nisi të prodhohej masivisht në fillim të viteve ’50 të shekullit të kaluar. Në vitin 1961, pasi u vërtetuan efektet e saj negative u hoq nga qarkullimi dhe u ndalua prodhimi i saj.

Besohet se të paktën 10 mijë nëna kanë sjellë në jetë fëmijë me anomali të mëdha për shkak të thalidomides në mbarë botën. 5 mijë deri në 6 mijë prej tyre janë ende gjallë sot, 400 prej të cilëve vetëm në Britaninë e Madhe, ndërkohë që rreth 7500 të lindur me këto anomali nuk jetuan më shumë se 5 vjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta