Itali, ikën vapa, vijnë bora dhe shiu

01/09/2012 21:45

Në Italinë fqinje, nga veriu në jug, një mot tepër i keq i ka dhënë lamtumirën vapës së verës dhe do të zgjasë deri të mërkuërn,  me stuhi, dëborë dhe erëra të forta.

Shirat e dendura pritet t’u krijojnë probleme rreth 9 milionë italianëve që kthehen nga pushimet për në shtëpitë e tyre.

Njoftimin për kushte të këqija të motit e bëri Mbrojtja Civile, e cila ka paralajmëruar për reshje të dendura që mbrëmjen e sotme në rajonet e Lombardisë dhe Emilia Romanjës.

Ndërsa në ditët në vazhdim reshjet do të përfshijnë Toskanën dhe Sardenjën, për t’u zgjeruar më pas në Siçili, Kalabri, Bazilikata, Pulia, Kampania, Abruco, Lacio, etj.

Shenjat e përkeqësimit të kushteve të motit në vendin fqinj janë dhënë që sot, kur pas dy muajsh vapë një shi i dhunshëm ra mbi Palermo, duke shkaktuar përmbytjen e rrugëve, sidomos ato pranë zonës bregdetare të Mondelos.

Ndërsa në Vale d’Aosta kanë rënë reshje dëbore në kuotën mes 2.200 dhe 2.500 metrave lartësi. Pejsazhi i rajonit gjatë ditës së sotme ka qenë tërësisht i mbuluar, me majat e bardha përreth kryeqendrës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA