Britani, Cameron ndryshime në qeveri
01/09/2012 18:50
Kryeministri britanik David Cameron, qeveria e të cilit po përballet me një krizë të thellë ekonomike, po përgatiet të bëjë ndryshime në kabinetin e tij.
Ndryshimet pritet të bëhen në ditët e ardhshme dhe janë të parat që kur Cameron u vendos në krye të Downing Street, në maj të vitit 2010.
Sipas informacioneve të mediave britanike, modifikimet do të prekin të gjitha sferat e qeverisë, në mënyrë që Cameron të rifreskojë imazhin e koalicionit Tory-Libdem, që doli nga situata e rëndë ekonomike.
Kriza në fjalë, sipas të njëjtave burime, ka sjellë edhe një rënie drastike të popullaritetit të Cameron dhe fraksionit të tij në sondazhe të ndryshme të realizuara së fundmi.
Top Channel