Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë dhe pesë të plagosur Dy shpërthime vetvrasëse të ndodhura thuajse në të njëjtën kohë, shkaktuan të paktën 12 viktima në një bazë të NATO-së në provincën qendrore të Afganistanit Uardak.
Atentatet ndodhen në një zonë të populluar të provincës, mjaft pranë një baze ushtarake të forcave ndërkombëtare. Njoftimet e para folën për dhjetra viktima. Autoritetet na Kabul flasin për 12 të vrarë, 10 civilë dhe dy pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.
Fillimisht u fol edhe për ushtarë ndërkombëtarë të mbetur viktima të sulmit, por kjo u mohua më vonë nga vetë komanda e ISAF-it.
Ka patur një përshkallëzim të sulmeve të militantëve talebanë në Afganistan dhe në zonat kufitare me Pakistanin. Autoritetet e këtij të fundit pranuan vrasjen e 15 ushtarëve të cilët kishin humbur gjurmët gjatë një operacioni kundër talebanëve në zonat tribal.
Këto sulme rikthejnë frikën e ndërkombëtarëve dhe Shteteve të Bashkuara për rritjen e dhunës në vend, në prag të largimit të forcave të NATO-s, që sipas parashikimeve pritet të ndodhë në vitin 2014.
Top Channel