Tokio, delegacion në ishujt Senkaku

31/08/2012 20:55

Një delegacion i përbërë nga 20 teknikë dhe ekspertë, i mbledhur nga qeveria e Tokios, do të lërë nesër Ishugakin, porti më i afërt me ishujt Senkaku.

Delegacioni do të niset me një anije për të arritur të dielën ishujt e kontrolluar nga Japonia, por të pretenduar nga Kina dhe Tajvani, për të mbledhur elementë të nevojshëm për blerjen e tyre.

Misioni, kanë deklaruar burime të afërta me autoritetet japoneze, nuk parashikon zbarkimin e delegacionit, por një analizë të detajuar nga imbarkimi.

Në momentin kur të dy shtetet janë angazhuar në një konflikt të ashpër ndërkombëtar mbi sovranitetin e ishujve në Detin e Kinës Lindore, një incident diplomatik ndodhi pasditen e së hënës në Pekin.

Makina që transportonte ambasadorin japonez u ndalua dhe flamuri kombëtar u shkul prej saj nga persona të panjohur.

Ambasada e ndodhur në kryeqytetin kinez formuloi një ankesë zyrtare, ndërsa Ministria e Jashtme kineze u përgjigj duke shprehur “keqardhje të thellë” për ngjarjen.

Pretendimi nga Japonia i sovranitetit të ishujve Senkaku ka ngjallur incidente dhe revolta të shumta anti-japoneze në vendin më të populluar të botës, manifestime në të cilat është djegur shpesh flamuri perandorak e zyrtar i Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA