
Mijëra hektarë tokë dhe male janë përfshirë nga flakët gjatë këtij
sezoni, ndërkohë rreziku për disa zona vazhdon të jetë i pranishëm.
Në malet Tara në trekëndëshin Mali i Zi, Serbi dhe Bosnje, zjarrfikësit janë duke u munduar ta vënë nën kontroll situatën, pasi zjarri është duke u zgjeruar në drejtim të të gjitha shteteve.
Megjithatë, zjarrfikësit nuk kanë arritur të vetëm të luftojnë kundër zjarrit. Qeveria serbe ka angazhuar helikopter, avion të ndryshëm dhe aviacionin bujqësor, ndërkohë është kërkuar edhe ndihmë nga Rusia për të shtuar numrin e avionëve.Ndërkaq një zjarr i fuqishëm e ka kapluar edhe zonën kufitare të Serbisë me Kosovën, në Merdare.Vetëm për një ditë, zjarrfikësit serbë kanë intervenuar mbi 250 herë, kurse dëmet në ekonomi janë miliona euro.
Top Channel