Rruga bregdetare hyrëse për në Sarandë ka marrë sërish pamjen
tradicionale atë që ka mbajtur për vite me rradhë, ku male të tëra me
mbetje ndërtimore dhe plehra kanë zënë vend në anën e majtë të saj.
Ndërtuesit prej vitesh kanë vazhduar të depozitojnë në Volloder në një gjatësi prej 3 kilometra mijera tonelata mbetje urbane. Situata 10-vjeçare u normalizua më parë gjatë muajit mars pas një aksioni një mujor të bashkisë së Sarandës dhe forcave të ushtrisë, kur zona u pastrua plotësisht dhe u larguan nga ky vend qindra kamionë mbetje. Sot thotë nënkryetari i bashkisë së Sarandës mbetjet janë rikthyer në Volloder dhe situata po bëhet shumë shqetësuese.
Në këtë aks rrugor gjatë muajve të sezonit turistik qarkullojnë më shumë se 2500 mjete në ditë. Bashkia e Sarandës dhe komuna e Lukovës njësi që e ndajnë mes tyre këtë ndotje kanë marrë qindra ankesa nga përdoruesit e rrugës. Ankesat lidhen jo vetëm me imazhin e shkatërruar të një rruge turistike por edhe për pluhurin që ngrihet prej mbetjeve përgjatë disa kilometrave.
Top Channel