Pentagoni, padi ndaj marinsit që vrau Bin Laden?

31/08/2012 08:50

Pentagoni mund të ngrejë një padi ndaj një ish-anëtari të forcave speciale, pjesë e skuadrës që eliminoi Osama Bin Ladenit, pas publikimit të një libri të paautorizuar me detaje rreth operacionit.

Lideri i Al-Kaedës u vra në maj 2011 në banesën e tij në Pakistan dhe libri, pjesë të së cilit u publikuan më parë gjatë javës në shtypin amerikan, kundërshton versionin zyrtar të operacionit.

Midis kundërshtimeve më të mëdha është ai mbi vdekjen e Bin Ladenit, që sipas marinsit ishte i vdekur në momentin kur u gjet trupi dhe nuk u vra prej njësisë së tij.

Gjithashtu, në librin “No Easy Day”, shkruar nën pseudonimin Mark Owen, lideri i terrorit botëror pershkruhet i paarmatosur, ndryshe nga sa ishte pretenduar më parë prej Pentagonit.

Një burim brenda Pengatonit informoi të premten se si pjesë e kontratës së punës së marinsit në njësinë speciale, firmosur në vitin 2007, ishte edhe klauzola që i ndalonte publikimin e çdo informacioni të klasifikuar që mund të mësonte gjatë shërbimit të tij.

Mosrespektimi i kësaj pike mund të bëjë që mbi marinsin të rëndësojnë akuzat kriminale për shpërndarje të paautorizuar të informacioneve të klasifikuara.

Top Channel