
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, Presidenti i Shqipërisë
Bujar Nishani mbajti një ligjëratë në një Universitet në Prishtinë, në
prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile
kosovarë, intelektualë, pedagogë dhe studentë.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar tha se shqiptarët kanë luftuar pareshtur për gjuhën dhe arsimin e tyre dhe sipas tij s`ka asnjë vend binjak me shqiptarët për sa u përket sakrificave.
“Me armë dhe penë rilindasit tanë kanë bërë përpjekje titanike për ringjalljen e kombit tonë. Është e domosdoshme të kapin kohën globale të dijes dhe për këtë duhet të formojmë arsimin me standartet europiane. Sfida që arsimi dhe shkenca duhet të përballojnë është që të përgatisin brezat që do ta bëjnë Kosovën konkurrese dhe anëtare të Europës së bashkuar” tha Nishani.
Top Channel