Kriza politike mes partnerëve të koaliconit qeveritar në Maqedoni po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, vlerësojnë analistët në Shkup.
“Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme sepse kemi dy parti qeveritare që qëndrojnë në pozicionet e tyre dhe njëra pa tjetrën nuk mund të krijojë vetë shumicën parlamentare dhe kjo situatë, numrat e deputetëve, diktojne që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaron analisti Sefer Tahiri.
Analistët parashikojnë që rënia e qeverisë do të ndodhë në momentin që në Parlament deputetët e partisë më të madhe maqedonase do të refuzojnë amandamentet e partisë shqiptare BDI, që ushtarët e UÇK-së të bëhen pjesë e projekt/ligjit për të drejta të posaçme për ushtarët maqedonas, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001.
Sipas analistëve, zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahen bashkë me ato vendore në mars të vitit të ardhshëm.
“Konsideroj se më e natyrshme do të ishte që këto zgjedhje të mbaheshin bashkë me zgjedhjet vendore në mars të vitit të ardhshëm. Sepse do të ishte absurde të mbaheshin në çdo 2-3 vjet, sepse kjo do t’i shkaktonte ndikim negativ buxhetit të vendit, i cili edhe kështu ndodhet në krizë”, thotë gazetarja Anila Limani.
Ndërkohë, megjithë qëndrimet e kundërta të ditëve të fundit, të dy partive në pushtet rreth projekt/ligjit për ushtarët maqedonas dhe nderimit të ushtarëve të UÇK-së nga ministri i Mbrotjes Famitr Besimi, zyrtarë qeveritarë për të dytën herë me radhe deklarojnë se qeveria po funksionon pa probleme dhe me kapacitet të plotë.
Top Channel