Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese mori në shqyrtim aktin
normativ të qeverisë, për krijimin e task forces, për marrjen e masave
ndaj subjekteve qe gjenerojnë zhurmë në qendrat urbane dhe zonat
bregdetare.

Kryetari i këtij Komisioni Jemin Gjana shprehu nevojën e miratimit qe në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri, me qëllim shnderrimin ne ligj te ketij akti normative te qeverise. Ndërsa anëtari socialist i komisionit Eduart Shalsi e përshëndeti aktin normativ hartuar më 25 Korrik por shtoi se ky akt duhet të ishte miratuar meqënese kuvendi e zhvilloi seancën e fundit më 6 Gusht.

Neni tre i aktit normativ parashikon që task forca ta kryej aktivitetin e saj cdo ditë të javës, duke ndaluar ushtrimin pas orarit të lejuar të veprimtarisë së subjekteve fizike e juridike të cilat janë burim zhurme. Pika dy e nenit tre thotë se “Për mjediset e hapura orari lejimit të veprimtarisë për ditën e premte dhe të shtunë të jetë nga ora 19:00 deri në orën 24:00 ndërsa për ditët e tjera të javës të jetë nga ora 19: deri në orën 23:30 sipas normave të lejuara të zhurmës. Ndërsa për mjediset e mbyllyra veprimtaria lejohet duke respektuar nivelin e lejuar të zhurmës.

Deputeti socialist Artan Gaci kërkoi shpjegime se si do të veprohet me ato subjekte të cilat kanë leje ushtrimi aktiviteti 24 orëshe.

Ilir Bala kryeinspektor për mjedisin në Ministrinë e Brendshme sqaroi se pavarësisht të tilla subjekte me leje 24 orëshe nuk janë përfshirë në aktin normativ, ato janë të barabarta përpara ligjit në zbatimin e propozimeve të aktit për sa i përket zhurmave.

Vetëm me votat e maxhorancës, pasi deputetet e opozites nuk ishin prezent, ky komision miratoi aktin normativ i cili tashmë pret votën e deputetëve për tu miratuar në kuvend.

PS: Zjarret, situatë emergjente

Deputeti socialist Eduart Shalsi gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Veprimtari Prodhuese ngriti shqetësimin për situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Ai shprehu keqardhjen për kolegët e maxhorancës në këtë komision, nuk e vendosin si çështje prioritare dhe urgjente problematikën e zjarreve.

“Të diskutojmë per situatën problematike të zjarreve. Kemi një situatë emergjente në terren. Unë dje kam vizituar disa zona, janë struktura që kanë nevojë për ndihmë, janë krejtësisht pa burime njerëzore është cështje madhore”, tha Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB