Arrestohet 29-vjeçari, kërkohej në Itali

31/08/2012 00:00

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, i akuzuar për
tentativë vrasje. Ziadet Arapaj kërkohej nga Interpol Roma për një
ngjarje në vitin 2003, ku ka tentuar të vrasë dy persona.

Sipas Policisë së Vlorës “falë një pune të mirorganizuar nga vetë drejtuesit më të lartë, u finalizua me sukses operacioni policor ‘Gracka’, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja e personit të shumëkërkuar Ziadet Arapaj, lindur në Selenicë të Vlorës dhe banues në lagjen ‘Kushtrimi’ Vlorë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar policor dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ziadet Arapaj, në vitin 2003, në zonën e “Rexhio Emilia” në Itali, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasin Behar Myzyri dhe ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasit Gëzim dhe Përparim Myzyri.

“Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës për procedurat e ekstradimit”, pohon policia. Sipas Policisë së Vlorës, në aksionet e organizuara nga periudha 1 janar 2012 deri dje janë kapur 127 persona të shpallur në kërkim. Duke llogaritur statistikat e vitit të kaluar, rezulton se janë arrestuar 41 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB