“Apple” i thotë jo dronëve amerikanë

31/08/2012 21:10

“Apple” i ka thënë “jo” programit “Drones+”, një aplikim për të ndjekur në platformat iPad dhe iPhone sulmet e avionëve amerikanë të telekomanduar.

Gjithashtu, programi i refuzuar do të mundësonte paralajmërimin e përdoruesve kur dikush do të vritej nga objekti fluturues, që në gjuhën ushtarake njihen si dronë.

Aplikimi ishte zhvilluar nga Josh Begley dhe është refuzuar tre herë nga kompania e themeluar nga Steve Jobs. Sipas zëdhënësit të “Apple”, Tom Neumayr, aplikimi ka “një përmbajtje të diskutueshme”.

Përmes një droni ushtria amerikane ka vrarë të premten tetë anëtarë të Al Kaedës në provincën e Hadramotit, në lindje të Jemenit. Bëhet fjalë për sulmin e tretë të këtij lloji në katër ditë.

“Droni ka vënë në shënjestër një automjet të blinduar në rrugën që lidh rajonet e Katanit dhe Kaçgas, duke vrarë 8 anëtarë të Al Kaedës”, ka bërë të ditur një oficer ushtarak amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA