Tirana zyrtare po ndjek nga afër krizën politike në Maqedoni dhe kundërshtimet mes partnerëve të koalcionit qeveritar, partisë shqiptare BDI dhe asaj maqedonase VMRO-DPMNE rreth projekt/ligjit të propozuar nga kjo e fundit, e që u garanton të drejta të posaçme vetëm pjestarëve të forcave maqedonase dhe përjashton ushtarët e UÇK-së.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se shteti shqiptar nuk pajtohet me ligjet përjashtuese për shqiptarët e Maqedonisë që përbëjnë mbi 20% të popullatës në këtë vend.
Ndërkohë, për herë të parë kryeministrit shqiptar Sali Berisha, disa ditë më parë, pas një takimi me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, në Tiranë, foli hapur për nevojën e avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Në frymë të këtij qëndrimi dhe mesa duket edhe krizës së fundit në koliacionin qeveritar, ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku takoi këtë javë dy liderët e partive shqiptare në Maqedoni, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit të këtij vendi dhe thellimin e frymës pajtuese dhe bashkëpunuese mes faktorit shqiptar.
Mësohet se Çejku i ka bërë me dije Ali Ahmetit se Shqipëria do të mbështesë çdo vendim të partisë së tij në lidhje me braktisjen apo jo të koalicionit me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Sipas burimeve të njejta, Çejku në këto takime ka shprehur edhe vlerësimet e Tiranës lidhur me qëndrimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili i ka dhënë mbështetje rivalit të tij politik Ali Ahmeti në kundërshtimin e projekt/ligjit të VMRO-DPMNE-së, që ngriti tenstionet mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
Top Channel