Në shtator beteja për imunitetet

30/08/2012 00:00

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit Jozefina
Topalli deklaroi vendosmërinë e mazhorances për të hequr me çdo rrugë
ligjore imunitetin e zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Ne nje prononcim per mediat, ku beri edhe nje permbledhje te veprimtarise se Kuvendit gjate sesionit te kaluar, kryeparlamentarja Topalli akuzoi liderin e opozites Edi Rama per bllokimin e nje sere ligjesh dhe reformash, me qellim pengimin e statusit te vendit kandidat ne BE.

“Sigurisht që kam qenë e trishtuar që mbyllja e sesionit më datën 6 gusht u bë përmes një refuzimi apo një bllokimi, për të votuar një draft të shkruar nga vetë opozita. Ky ishte një mesazh i keq që i dërgohej shqiptarëve, komunitetit ndërkomëtar në luftën kundër korrupsionit. Ky ishte një mesazh që nuk i takon asnjë deputeti ta marrin përsipër si një qendrim ndaj një privilegji që kërkon t’i japë, ta mbajnë për veten e tyre.
Por sigurisht që për ne ka patur dhe ka rëndësi kapitale heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij prandaj dhe ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të arritur qëllimin që është heqja e imunitetit”, tha Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli komentoi edhe çeshtjen e zgjedhjes se kryetarit te ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pas miratimit me konsensus te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Sipas Topallit, gara per kreun e ri te KQZ do te hapet ne 3 shtator, nje dite pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne ligj.

Kryetarja Topalli njoftoi nisjen e sesionit te ri parlamentar, te henen ne date 3 shtator. Ne axhenden e punimeve te kuvendit per kete sesion pritet te jene nje sere ligjesh te rendesishme, pjese e 12 kritereve te vendosura nga Bashkimi Evropian, ku nder te tjera eshte ligji per Gjykaten e Larte, Ligji per Imunitetet dhe nisma e Partise Socialiste per disa ndryshime ne Kushtetuten e vendit.

Top Channel