Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim Rreth 150 persona rrethuan të mërkurën në mbrëmje nënstacionin elektrik
të qytetit të Ballshit. Disa fshatra të zones përreth ka mbetur pa
energji elektrike për shkak se energjia e konsumuar nuk paguhet.
CEZ ka stakuar rrjetin pasi banoret nuk i jane pergjigjur thirrjes që të paguajne energjine qe konsumojne. Banoret e zones kane shkuar ne menyre te organizuar prane nenstacionit, drejtuar nga kryepleqte dhe kane kerkuar me force takimin e rrjetit elektrik. Kompania CEZ, per te shmangur ndonje aksident tragjik, pasi banoret hyne ne ambjentet e nenstacionit kane stakuar rrjetin teresisht.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes per te qetesuar situaten e acaruar. Nderkohe banoret kerkojne rikthimin e energjise.
Rikthimi i energjise mund te ndodhe nese nis pagimi i faturave te energjise elektrike qe prej vitit 2007. CEZ prej disa javesh ka nisur stakimin e energjise ne zonat qe nuk paguajne energjine elektrike prej vitesh.
Mengjesin e se enjtes serish prane nenstacionit kane shkuar serish banoret e komunes Qender me synimin takimin e rrjetit. Policia ka nderhyre duke i larguar dhe ka marre ne ruajtje gjithe nenstacionin qe furnizon edhe qytetin e Ballshit.
Top Channel