Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte Ekspertët e Mjedisit japin alarmin për rritjen e shkallës së erozionit
në kohën e reshjeve, si pasojë e djegies masive të pyjeve, që ende
vazhdojnë.
Duke e konsideruar këtë vit, si të jashtëzakonshëm, jo vetëm sa i përket temperaturave të larta që përbëjnë një nga shkaqet e djegies së pyjeve, por edhe për shkak të zjarrvënieve të qëllimshme, ekspertët shprehin shqetësimin e tyre lidhur me impaktet negative, që do të shkaktojnë në mjedis.
“Sapo të nisin shirat, marrin të gjithë masën e dheut, të humusit dhe e çojnë në përrua. Në rastet kur ka pyll, amortizohen goditjet”, thotë Haki Zoto, specialist në Ministrinë e Mjedisit.
Një tjetër shqetësim përbën dëmtimi që po pëson fauna, çka sipas specialistëve, po ndikon në shkatërrimin e të gjithë ekosistemit.
“Përveç dëmit që i shkaktohet florës, një dëm i shkaktohet edhe faunës së egër, në pyjet e lartë ku kanë rënë zjarret, ku qëndrojnë ariu, kaprolli, derri i egër, lloje gjitarësh dhe shpendësh”, thotë Zoto.
Disa nga zonat më problematike janë ato të Bulqizës, Pukës, Tepelenës dhe Korcës, të cilët vazhdojnë të shkrumbohen nga zjarret.
Top Channel