Radovan Karaxhiç, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjes, ka ndërmend të thërrasë 600 dëshmitarë në proçesin që po bëhet ndaj tij në gjykatën e Hagës.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Karaxhiç, që mbrohet vetë, u ka paraqitur gjykatësve një listë me emrat e 600 dëshmitarëve për mbrojtjen e tij.

Karaxhiç akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe seancat gjyqësore ndaj tij, pas shumë ndërprerjesh, është parashikuar të rifillojnë më 16 tetor.

Top Channel