Berisha: Të hapim dyert për të rinjtë

29/08/2012 00:00

Nga mbledhja e përjavëshme e qeverisë kryeministri Berisha ka
ripërsëritur akuzat ndaj kreut të opozitës Rama se ai është duke ndjekur
një politikë konstante  blllokuese, ndaj proceseve integruese.

Zoti Berisha u shpreh qeveria do të bëjë gjithcka për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Kreu qeverisë u ndal në dy çështje që janë pjesë e plotësimit të 12 prioriteve, Shërbimin civil dhe ligjin e administratës publike. Kryeministri kërkoi nga ministrat e kabinetit hartimin e një akti të vecantë për t’i dhënë lehtësira në përfshirjen në adminstratën publike atyre të cilëve kanë studjuar jashtë vëndit.

“Individë që kanë studiuar në universitet më të mira, që kanë bërë një seri punimesh shkencore me një impakt të madh i gjejnë dyert të mbyllura. Është e domosdoshme që një akt i veçantë të parashikojë të gjitha dyert e hapura për ta, në universitet në administratën publike dhe në shërbimin civil . Dhe këto ligje duhet të marrin detyrimisht dhe marrin parasysh këtë kriter”, tha Berisha.

Kryeministri në kuadër të nismës “Shqipëria një fuqi energjitike në Rajon” anoncoi ndërtimin e dy hidrocentraleve në kaskadën e lumit Osum më kokretisht në zonën e Qarrit dhe Kaltanjit në rrethin e Beratit.  
Pjesë e fjalës së kryeministrit Berisha ishte edhe çështja e rishikimit të historisë dhe figurave të saj. Në këtë kuadër kryeministri njoftoi ndërtimin e një mozoleumi ku do të prehen eshtrat e pjestarëve të ndarë nga jeta të familjes mbretërore shqiptare. Gjatë mbledhjes së qeverisë e cila zgjati më shumë se 50 minuta, me praninë e medias, Kryeministri nuk tha asnjë fjalë për situatën alarmante në shumë pjesë të vendit që lidhet me zjarret.

Berisha: Të ndëshkohen avokatët

Ligji i ri per Avokatine ka shërbyer për shprehjen për herë të parë të Kryeministrit, të qëndrimit të tij lidhur me zvarritjen e proceseve gjyqësore, të cilat janë shndërruar në gangrene për sistemin e drejtësisë.

Berisha ka perdorur fjalet me te ashpra ndaj ketij fenomeni, duke i cilesuar zvarritjet si mafioze. Sipas Berishes ata nuk kane kazus per mbrojtjen e klineteve, duke u shnderruar ne seksere dhe bllokues te drejtesise.

“Ka prej tyre që harrojnë profesionin, kodin profesional, etikën dhe trupëzohen me klientin, bëhen pjesë e shpirtit dhe e pasurive të tij të paligjshme. Sabotojnë në mënyrë më kriminale, më të papranueshme proceset gjyqësore. Këto nuk janë tipari kryesor i Avokatisë në Shqipëri, përkundrazi, këta janë një pakicë e vogël dhe ky ligj, me konsultën më të mirë ndërkombëtare u jep këtij grupi të vogël, pamundësinë për të abuzuar sic kanë abuzuar, në përpjekjen mafioze të dështimit të një seri procesesh, për të cilat ka interes mbarë shoqëria shqiptare”, tha Berisha.

Kryeministri akuzoi edhe Dhomen e Avokatise, e cila ndryshe nga sa vepron ajo e Notereve, nuk mban qendrim ndaj avokateve pergjegjes per shkaterrimin e proceseve gjyqesore, qe duhet te shkoje deri ne heqjen e licenses dhe te drejtes se ushtrimit te profesionit.

Zvarritja e proceseve gjyqesore eshte denoncuar publikisht disa here nga vete gjykatesit qe duket se jane dorezuar para mekanizmave te ndertuara nga avokatet. Ishte vete kreu i Gjykates se Krimeve te Renda Aleksander Simoni, i cili iu drejtua disa here publikisht per ndihme KLD-së dhe Ministrise se Drejtesise, per te bere te mundur zhvillimin e procesit ndaj te akuzuarit per vrasjen e kater agjeneteve te policise, Dritan Dajti.

Top Channel