Shërbimi Kombëtar i Informacionit dhe Policia greke kanë nën përgjim me
urdhër zyrtar telefonat e më shumë se 50000 qytetarëve grekë.

Lajmi publikohet prej gazetes ‘To Vima’, e cila ju referohet te dhenave qe jep Organi i Sigurise se Konfidencialitetit te Komunikimit ADAE, i cili u hartua me objekt kete fenomen gjithnje ne rritje, pas denoncimeve te qindra personave qe u gjenden nen rrjeten e pergjimit te telefonave.

Sipas raportit vetem ne vitin e fundit numri i personave nen pergjim, i etiketuar “per çeshtjet e sigurise kombetare” eshte rritur ne 70%. Ne vitin e kaluar jane dhene te pakten 3400 urdhera te reja pergjimi prej organeve greke, si dhe 2280 nje vit me pare, ne 2010, per çeshtje qe i perkisnin terrorizmit apo spiunazhit.

Gjithashtu u eshte shtyre periudha e pergjimit 4000 personave prej vitit 2010, ndersa jane dhene edhe 1700 urdhera pergjimi per te zbardhur çeshtje kriminaliteti,vrasje, vjedhje me arme,trafikim droge.Gazeta nenvizon faktin se Organi i Sigurise se Konfidencialitetit te Komunikimit ka rezervat e veta per sa i perket procedures me te cilen pergjohen disa prej telefonatave, ndersa ka zbuluar edhe disa boshlleqe ligjore persa i perket ketij veprimi.Per kete fakt ky organ ka cuar nje raport tek Gjykata e Larte me propozime dhe verejtje, te cilat konkludojne nga urdherat dhe dispozitat perkatese.

Ne Greqi ngelet enigme deri me sot, skandali i pergjimeve te telefonave te rrjetit Vodafone ne vitin 2005. Te pakten 100 telefona celulare  te ketij rrjeti, gjysma e te cilave u perkisnin anetareve te qeverise, madje edhe vete kryeministrit te atehershem Kostas Karamanlis jane pergjuar per disa muaj. Midis personave te tjere te pergjuar ka pasur edhe gazetare greke. Pas hetimeve disa vjecare nuk eshte zbuluar ende  se kush fshihej pas ketij skandali.

Top Channel