Uragani Isaac, Obama shpall emergjencën

27/08/2012 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka shpallur gjendjen e emergjencës për Luizianën që të martën pritet të goditet nga uragani Isaac.

Do të merren masa në mënyrë që të ketë ndihma për përballimin sa më të mirë të situatës.

Presidenti amerikan, i cili gjatë gjithë kohës po ndjek me vëmendje situatën, ka telefonuar kryebashkiakun e New Orleans dhe guvernatorët e tre shteteve të kërcënuara nga Isaac: Luiziana, Alabama dhe Misisipi.

Uragani Isaac ka vrarë 20 persona në Haiti dhe në Republikën Dominikane.

Isaac ka marrë forcë pas përplasjes në jugun e Floridas të dielën e
kërcënon të shndërrohet në një uragan të kategorisë së dytë nëse godet
gjatë javes Neë Orleans, pikerisht në përvjetorin e shtatë të uraganit
‘Katrina’, që gati e shkatërroi krejtësisht qytetin historik.

Isaac ka marrë forcë pas përplasjes në jugun e Floridas të dielën e kërcënon të shndërrohet në një uragan të kategorisë së dytë nëse godet gjatë javes New Orleans, pikerisht në përvjetorin e shtatë të uraganit ‘Katrina’, që gati e shkatërroi krejtësisht qytetin historik.

Edhe pse ne Florida, e keqja me e madhe u duk se kaloi, nje lehtesim ky per republikanet dhe pergatitjet e tyre per Konventen Kombetare, vizitore e rezidente jane keshilluar te bejne kujdes e te qendrojne brenda derisa stuhia tropikale te mos konsiderohet me rrezik.

‘Largojuni rrugeve e shmangni sa me shume daljet nga shtepia’, u eshte thene nga autoritetet qe duken te vendosura te mos e nenvleresojne ciklonin. Ne fakt, kater shtete ne afersi te Gjirit te Meksikes kane vendosur te shpallin gjendjen e jashtezakonshme. Pas Florides e Luizianes, alarmi eshte dhene edhe per Misisipin e Alabamen.

Qindra fluturime jane anulluar, mijera vete paten nderprerje te energjise elektrike e po keshtu edhe prodhimi i gazit e naftes ka hasur probleme per shkak te stuhise pergjegjese per 6 vdekje ne Haiti. Celja e Konventes Republikane, ku do te behet zyrtarizimi i Mitt Romney-t si kandidat per Shtepine e Bardhe, u shty me nje dite, ndersa Guvernatori i Alabames Robert Bentley është detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja ne event, ashtu si dhe homologu i Luizianes, Bobby Jindal.

Qendra Kombetare e Metereologjise njoftoi se ererat e Isaac kane aktualisht nje shpejtesi prej 105 kilometrash ne ore e brenda nje dite, stuhia mund te mberrije forcen e nje uragani. Per çdo rast, cikloni edhe keshtu konsiderohet mjaft e i fuqishem, i afte te shkaktoje deme te medha ne nje rreze prej 300 kilometrash nga qendra e tij.

Top Channel