Tiranë, tentativë për grabitje të një argjendarie

27/08/2012 00:00

Një tentativë grabitje me armë është shënuar rreth mesditës së sotme në
Rrugën e Kavajës në kryeqytet, ku një argjendari e ndodhur afër
poliklinikës numër 9 është vënë në shënjestër, vetëm pak metra larg
komisariatit Nr. 2 në rrugën e Kavajës.

Sipas të dhënave paraprake siç informon policia, flitet për dy persona të armatosur të cilët kanë hyrë në argjendari duke kërcënuar tregtarin por pa mundur të marrin dot gjë.

Lidhur me këtë ngjarje rrethanat e të cilës janë ende të dyshimta nga ana e policisë kanë nisur hetimet ndërsa po merren dëshmitë e rastit. Sipas policisë është shoqëruar një i dyshuar, për ngjarjen, por indentiteti i tij, akoma nuk është bërë i ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB