Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte
Konfliktet për pronësinë për pak i kanë marrë jetën një 54-vjeçari dhe
vajzës së tij. Policia ka njoftuar se ka mundur të ndalojë agresorin,
ndërkohë që ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në
fshatin Vakome, Komuna Shëngjergj, e Tiranës.
Burimet policore deklaruan se është arrestuar Agim Gega, 42 vjeç, banues në fshatin Vakomone, komuna Shëngjergj, Tiranë, pasi dyshohet se ka plagosur me një drapër, për motive të dobëta, shtetasin Skënder Misku, 54 vjec, dhe më pas ka kanosur Anita Miskun, 24 vjeç. Më pas, 42-vjeçari Agim Gega, dyshohet se ka qëlluar me një armë gjahu teke në drejtim të banesës së Osman Miskut.
Dyshohet se shkak i ngjarjes të jenë bërë konfliktet e pronësisë që 42-vjeçari Gega kishte me fisin Misku. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale drapërin me të cilin dyshohet se është plagosur 54-vjeçari Misku dhe një armë gjahu teke, për të cilën nuk kishte leje.
Top Channel