Për shkak të krizës ekonomike dhe të zërave se Sllovenia mund të kërkojë ndihmë nga fondi për shpëtimin e vendeve evropiane, sllovenët deklarojnë se kanë gjithnjë e më pak besim tek monedha e përbashkët.

Ndihma do t’i duhej Sllovenisë për të ripërtërirë gjendjen e tre bankave më të mëdha të saj, por duke parë situatën, banorët e vendit ballkanas nuk kanë më besim as tek Bashkimi Evropian.

Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar sot në Lubianë, sipas të cilit vetëm 51 për qind e sllovenëve do të votonin pro anëtarësimit në BE në një referendum të mundshëm, ndërsa 41 për qind kundër.

Sllovenia ka qenë vendi i parë i Ballkanit që u anëtarësua në Bashkimin Evropian, e ndjekur më pas nga Bullgaria dhe Rumania, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë në pritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA