Siri, ushtria në ofensivë

27/08/2012 00:00

Ushtria siriane rinisi ofensiven per mposhtjen e forcave te revolucionit
ne zonen e Damaskut dhe kete zgjodhi ta bënte përmes strategjisë së
dhunës pa limit, edhe kundër popullatës civile.

Organizatat e lidhura me opoziten flasin per masakra te tmerrshme sidomos ne Daraya, qytet i ndodhur rreh 30 km ne jugperendim te kryeqendres se vendit. Verifikimi i bilancit te te vrareve ne menyre te pavarur eshte i veshtire, per faktin se prania e gazetareve te huaj ne Siri eshte e limituar dhe ata pak qe jane rrezikojne perdite jeten.

Por burime lokale te lidhura me rebelet, e shtojne bilancin e tragjedise, nga 200 te vdekur, sic u tha nje dite me pare, ne 320. Shume prej viktimave jane te rinj, te ekzekutuar shtepi me shtepi, por mes tyre thuhet te kete edhe femije te mitur.

Te njejtat burime pretendojne se vrasjet jane kryer ne stil ekzekutimi gjakftohte. Video e shperndara te dielen permes youtube-it dhe site-t e organizatave humanitare, tregonin qarte trupat e pajete te mbeshtjelle me batanije te gjakosura. Nuk eshte rastesi qe pjesa me e madhe e te vrareve jane te rinj. Arsyeja e eleminimit te tyre eshte fakti qe ne syte e regjimit, ishin kontigjent i mundshem per te shtruar radhet rebeleve. Megjithate, mes viktimave edhe femije te qelluar me plumb ne koke e madje edhe nje i porsalindur. Televizioni shteteror ka vazhduar te perserise refrenin e gjuetise se terroristeve e luftetareve te huaj, te infiltruar ne Siri.

Vete Bashar al Assad e quajti rebelimin “nje komplot te jashtem kunder te gjithe rajonit”, e u zotua ta luftoje konspiracionin me cdo kusht.Rebelet megjithate po e vazhdojne fushaten e tyre e se fundi, kane rrezuar nje helikopter ushtarak qe po qellonte mbi banoret e Jobarit, rajon verilindor i Damaskut. Lajmin e rrezimit e konfirmoi edhe televizioni shteteror. Nderkohe vazhdon te rritet numri i refugjateve qe i drejtohen Jordanise, Libanit, Irakut e mbi te gjitha Turqise, teksa bilanci total i te shperngulurve besohet te jete mbi 300.000.

Top Channel