Më 30 gusht do të fillojë sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilit, ligjvënësve pritet që me një fjalë rasti, rreth orës 12:30, t’u drejtohet presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të hënën është miratuar rendi i ditës edhe për seancën e 7 shtatorit. Por këtë herë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka dalë në konferencë për shtyp, siç e praktikon gjithmonë.

Seanca e 30 gushtit do të fillojë me interpelancën e mbetur përgjysmë të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për të vazhduar më pas me pikat e tjera të rendit të ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA