Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte
Piktorja Safo Marko, e njohur për ilustrimet e saj të mrekullueshme të
serisë së aventurave të Çufos si dhe shumë libra të tjerë, u nda nga
jeta mbrëmjen e kaluar, bëhet e ditur nga miqtë e saj. Marko,
86-vjeçare, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ka lindur në
Selanik më 1925 dhe qe bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko.
Ajo jetoi pjesën më të madhe të njëzet viteve të fundit në varfëri të plotë, gjë që u ngrit në debat mediatik dy vjet më parë.
Gjatë muajve të fundit, disa ish-të dënuar në komunizmit e akuzuan se pati bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit ndërsa bashkëshorti i saj Petro Marko gjendej në burg.
Familja Marko pati një histori të dhimbshme pavarësisht kontributit të çmuar në jetën kulturore dhe artistike të Shqipërisë.
Top Channel