Meksikë, jepet alarmi cunami

27/08/2012 00:00

Alarm cunami në Amerikën Qendrore dhe Meksikë pas një tërmeti të
fuqishëm të regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet e El Salvador.
Tërmeti, i regjistruar rreth orës 06:37 të ditës së sotme ka pasur një
fuqi prej 7.4 të shkallës rihter.

Sipas të dhënave të raportuar nga Instituti i gjeofizikës amerikane, epiqendra e tërmetit është lokalizuar 111 kilometra në jug të qytetit të Puerto El Triunfo.

Qendra e alarmit të cunamit në Paqësor ka nënvizuar se tërmeti ka aftësinë të shkaktojë një cunami, duke parashikuar dallgë të fuqishme dhe ka lëshuar alarmin në zonat e El Salvadorit, Kosta Rikës, Nikaraguas, Hondurasit, Guatemalas, Panamas dhe Meksikës.

Top Channel