Liberman: Irani po ndërton armë bërthamore

27/08/2012 00:00

Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman, ka thënë se ka prova
të qarta se Irani përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nëse Republika
Islamike arrin këtë qëllim, ajo do të paraqesë kërcënim për botën, ka
thënë Liberman.

“Unë jam mbështetës i qasjes aktuale të administratës së Shteteve të Bashkuara ndaj programit bërthamor të Iranit. Mendojmë se ka prova të qarta, jo vetëm nga SHBA-ja, por nga agjencitë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, se regjimi i Iranit është duke ndërtuar kapacitete për armë bërthamore”, ka thënë Liberman.

Ai i ka bërë këto komente gjatë qëndrimit në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Duke folur në një intervistë për shërbimin e Iranit, Liberman ka thënë se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ata që kërcënohen nga armët bërthamore të Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA