Problemi i veriut të Kosovës mbetet sfida kryesore në përmirësimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kështu vlerëson në një shkrim të sajin e përditshmja austriake “Der Standard”.

Gazeta shkruan se problemi i veriut nuk po trajtohet si duhet nga asnjëra palë, ndërsa flet për ekzistencën e një paqartësie në qeverinë e udhëhequr nga presidenti Tomisllav Nikoliç rreth kësaj çështjeje.

“Prishtina është e interesuar për një zgjidhje, ndërsa qeveria e re në Beograd, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe e presidentit Tomisllav Nikoliç, duket se nuk e ka të qartë se cilën staretegji duhet ta ndjekë”, thuhet në shkrimin e së përditshmës austriake.

Gazeta thekson se, pas zhvillimit të dialogut njëvjeçar, marrëdhëniet ndërmjet shtetit të ri dhe Serbisë mund të krahasohen me gjendjen aktuale në pikën kufitare në Merdarë.

“Ato karakterizohen nga kujdesi dhe madje edhe mosbesimi. Gjithashtu, komunikimi mes palëve është shumë i mundimshëm. Të dyja palët ia vështirësojnë punët vetes, por nga ana tjetër e kanë kuptuar se duhet të bashkëjetojnë, meqë tani janë fqinje dhe do të mbeten të tilla”, vlerëson “Der Standard”.

Top Channel