Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rosler rrëzoi kërkesën e Greqisë për më shumë kohë në dispozicion për implementimin e reformave.

Rosler, që mban gjithashtu edhe postin e zv.kancelarit në qeverinë e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, tha se Greqia duhet t’u përmbahet planeve dhe objektivave që ajo vetë ka rënë dakort më parë me huadhënësit e saj.

Rosler hodhi poshtë kërkesën greke në një intervistë televizive ditën e dielë duke thënë se “koha është gjithmonë para”.

Të premten ishte kryeministri grek, Andonis Samaras ai që gjatë një takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin, kërkoi më shumë kohë në dispozicion të qeverisë së tij. Samaras tha se Greqia nuk kërkon të tjera para, por vetëm kohë.

Top Channel