Republika e Kosovës po punon jashtëzakonisht shumë që ta bëjë Bashkimin
Evropian synim dhe axhendë nacionale të sajën. Kështu ka deklaruar
ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë një ligjërate në
Forumin prestigjioz evropian të Alpbahut, bën të ditur RTK.

“Ne jemi në proces të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë e cila do të ndryshojë natyrën e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Hoxhaj.

“Po ashtu për herë të parë pas shumë vjetësh kemi filluar procesin e liberalizimit të vizave, për çka shpresojmë që shumë shpejt qytetarët tanë do të kenë mundësi që të lëvizin pa viza në Evropë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Top Channel